Sulmuesi me bombë në Shën Petersburg dënohet me burgim të përjetshëm

Kronikë e zezë

Sulmuesi me bombë në Shën Petersburg dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Abror Azimov u shpall fajtor për sulmin terrorist të 3 prillit 2017, kur një bombë shpërtheu në metronë e Shën Peterburgut dhe u dënua me burgim të përjetshëm, vendosi sot Gjykata e Dytë Ushtarake e Qarkut Perëndimor.

"Abror Azimov u dënua me burgim të përjetshëm," tha gjykatësi Andrei Morozov.

Gjykata dënoi gjithashtu dhjetë persona të tjerë në mes 19 dhe 28 vjet burg për sulmin, raporton Interfax.

Të 11 të dyshuarit janë deklaruar se nuk janë fajtorë. Sulmi terrorist i vitit 2017 në Shën Petersburg vrau 15 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat