Policia jep detaje për arrestimin e personavë që vodhën pajisje mjekësore

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për arrestimin e personavë që vodhën pajisje mjekësore

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia njofton se lidhur me rastin që ka ndodhur më 12 tetor janë identifikuar tre të dyshuar, ndërsa janë arrestuar dy të dyshuar.

Në konsultim me prokurorin dhe gjyqtarin janë bastisur tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ortopedike që dyshohet se janë vjedhur me datën e cekur, dhe po ashtu janë gjetur e konfiskuar edhe një karikator i AK-47, me 30-fishekë dhe një çantë me 46-fishekë kalibra të ndryshëm. 

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat