Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, viktima gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, viktima gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Ferizaj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se rasti është raportuar nga nipi i viktimës.

I njëjti kishte njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën, andaj në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

Këto njësite kanë hapur derën me forcë dhe me të hyrë brenda kanë vërejtur se viktima është pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat