Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në Gjilan, ku vetura ka goditur një këmbësor
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku një person derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk raportohet për të arrestuar.