Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, në ndalim policor pronari i lokalit - Bota Sot
Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, në ndalim policor pronari i lokalit

Kronikë e zezë

Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, në ndalim policor pronari i lokalit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:20
Ilustrim

Pas një hetimi paraprak, njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar 46.521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat