74 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

74 aktakuza për 24 orë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona. Po ashtu, janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së. Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;

Tetëdhjetë (80) qese të vogla;

Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;

Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për

sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ku me këtë rast gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;

Tetëdhjetë (80) qese të vogla;

Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;

Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i Rëndë trupor”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në katër raste të ndara dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat