Një personi me aftësi të veçanta në Rahovec ia vjedhin kuletën me para

Kronikë e zezë

Një personi me aftësi të veçanta në Rahovec ia vjedhin kuletën me para

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:52
Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Pastasellë të Rahovecit gjatë ditës së djeshme.

Policia njofton se i arrestuari ia kishte grabitur një personi me aftësi të veçanta kuletën me para.

Në kuletë, sipas Policisë, ai kishte rreth 40 euro.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat