KLP miratoi sot caktimin perkohesisht te ish kryetares se Prokurorise per Krimet e Renda, Donika Prela ne Prokurorine e Shkalles se pare ne Tirane, pasi ne daten 20 dhjetor Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda do te shkrihen me ngritjen e SPAK.
Por nje dite me pare, ne media qarkulloi nje foto ne te cilen shihej Prela duke biseduar ne nje kafe me anetarin e KLP Vate Staka.
Ky takim per kreun e KLP, Gent Ibrahimi, nuk ka asnje mister. Ja si iu pergjigj Ibrahimi gazetareve sot lidhur me kete foto:
“jo s’ka ndonjë mister aq më teper që zotëria është prokuror ata njihen, takohen, sot nuk është marrë vendim personal për zonjën në fjalë, për asnjërin nga prokurorët, por vendim në bllok për të sistemuar brenda sistemit këta prokurorë”.