Persona të panjohur i vënë flakën një veture në Gjakovë

Kronikë e zezë

Persona të panjohur i vënë flakën një veture në Gjakovë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij e cila ka qenë e parkuar në parking.

Bashkë me veturën i janë dëmtuar edhe dokumente të vlefshëm si patentë shoferë dhe dokumentet e veturës.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet të ia kanë vënë zjarrin veturës së tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në parking të një lokali afarist. Sipas viktimës në veturë kishte pasur patentë shoferin dhe dokumentet e veturës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të KP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat