Grabitje me maska dhe me armë në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq - Bota Sot
Grabitje me maska dhe me armë në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq

Kronikë e zezë

Grabitje me maska dhe me armë në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:11.

“Sot, më 14.12.2019, në ora 18:11, policia është njoftuar për një grabitje tek ‘Kosova A’-Obiliq. Policia ka kontaktuar me ankuesin (arkatar) i cili deklaron  se dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me revole dhe tjetrin me një thikë, e kanë sulmuar dhe i kanë grabitur 600€.  Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka iniciuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat