KEK jep detaje, i sulmuari është zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli - Bota Sot
KEK jep detaje, i sulmuari është zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli

Kronikë e zezë

KEK jep detaje, i sulmuari është zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është sulmuar një zyrtarë i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli që merret me shitjen e thëngjillit që operon në hyrje të TC Kosova A.

Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut.

Ndërkohë sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës një personi në Obiliq.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat