Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje - Bota Sot
Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë ka arritur të arrestojë një të dyshuar për vjedhje.

I dyshuari i mitur me datë 21.12.2019 pas mesnatës kishte vjedhur nga makina çantën e një gruaje nga Shqipëria.

Ajo në çantë kishte 2 mijë e 500 franga dhe 500 euro, dokumentet e identifikimit, patentë shoferin, dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

” Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale “- njofton Policia e Kosovës në Pejë.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë .

Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat