Në një lokal nate në Xërxë, policia arreston katër persona

Kronikë e zezë

Në një lokal nate në Xërxë, policia arreston katër persona

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Policia në Rahovec ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen për përfshirje në një përleshje fizike

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku pas një mosmarrëveshje në një lokal nate, të dyshuarit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat