23 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

23 aktakuza për 24 orë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave

të dyshuar, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “ Sulmi” dhe “ Kanosje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat