Aksidenti në rrugën Podujevë – Prishtinë, i mituri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksidenti në rrugën Podujevë – Prishtinë, i mituri në gjendje të rëndë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, përkatësish në fshatin Besi.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçiklist, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, derisa është bërë e ditur se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rruga nacionale Podujevë – Prishtinë, Besi 12.01.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte goditur një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull K/Shqiptar i mitur. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas pranimit në QKUK, sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat