Dy aksidente trafiku në këtë fshat të Malishevës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Dy aksidente trafiku në këtë fshat të Malishevës, lëndohet një person

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Stapanicë të Malishevës.

Lirie Podrimaj zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar për reporterin aksidentet në fjalë.

“Në ora 16:15 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka marr informacion për dy aksidente të ndodhura në fshatin Stapanicë të komunës së Malishevës. Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në të dyja aksidentet janë të të involvuara nga dy automjete. Nga njëri aksident përveq dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta sipas ekipit mjekësor ndërsa aksidenti tjetër është vetëm me dëme materiale”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat