43 kg drogë në makinë/ Arrestohet greku, në kërkim shqiptari

Kronikë e zezë

43 kg drogë në makinë/ Arrestohet greku, në kërkim shqiptari

Më: 15 janar 2020 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Një 45 vjeçar me origjinë greke u arrestua në Kostur, në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën në makinë 5 çanta me rreth 43 kg marijuanë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 26-vjeçar shqiptar.

"Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur", njoftojnë uniformat blu.

Nga hetimet paraprake mësohet s,e 26-vjeçari shqiptar po drejtonte mjetin, ndërkohë që kërkohet nga autoritetet dhe një person i tretë i cili nuk është identifikuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat