Sulmohet një polic në Kllokot

Kronikë e zezë

Sulmohet një polic në Kllokot

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Polica e Kosovës ka arrestuar dje në Vërbovc të Kllokotit një person të komunitetit serb pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore  dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Vitisë. 

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajte për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat