Përplasen dy makina në Korçë, shkak dyshohet të jetë mjegulla - Bota Sot
Përplasen dy makina në Korçë, shkak dyshohet të jetë mjegulla

Kronikë e zezë

Përplasen dy makina në Korçë, shkak dyshohet të jetë mjegulla

Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:50
Ilustrim

Një aksident është regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të mërkure (15 janar).

Dy makina u përplasën me njëra tjetrën, ku shkak dyshohet se është bërë mjegulla duke krijuar vështirësi në shikim.

Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në rrugë ka edhe shtresa të holla akulli që e bëjnë atë të rrëshqitshme.

Ky është aksidenti i 4-ët që shënohet sot, pas 3 të tjerëve që u shënuan në mëngjes si pasojë e akullit.

Të gjitha aksidentet kanë qenë me pasoja materiale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat