Tragjike në Tiranë! Një djalë i ri hidhet nga kati i 12-të

Kronikë e zezë

Tragjike në Tiranë! Një djalë i ri hidhet nga kati i 12-të

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:58 në rrugën “Shefqet Musarai”.

Dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendshme të një pallati 33-vjeçari A. R.

I riu si pasojë e përplasjes në tokë nga lartësia e madhe, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se ky është rasti i dytë i ngjashëm i flijimit tragjik në Tiranë brenda pak ditëve.

Kjo pasi të dielën që lamë pas u hodh nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte në "Rrugën e Kavajës", 36-vjeçari A.Shupe, i cili gjeti vdekjen në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat