Plagoset me thikë një person në Fushë Kosovë - Bota Sot
Plagoset me thikë një person në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një person në Fushë Kosovë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një person e ka plagosur me thikë një person tjetër në Sllatine e Madhe të Fushë Kosovës.

Rasti i cili ka ndodhur dje në mesnatë është konfirmuar policia e Kosovës.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, policia ka hapur rast si ‘vrasje në tentativë’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat