Tentativë grabitjeje me armë

Kronikë e zezë

Tentativë grabitjeje me armë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se përderisa ishte në autosallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryenin grabitje.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të mërkurën rreth orës 16:50.

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.01.2020 – 16:50. Ankuesi mashkull k-shqiptar ka informuar se përderisa ishte në autosallon, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë tentuar të kryenin grabitje. Njëri nga të dyshuarit gjatë tentativës së grabitjes, ka shtënë me armë zjarri, ku ka dëmtuar pajisjen kompjuterike dhe tavolinën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat