Vidhte në dyqane e qendra tregtare, kapet hajduti i laptopëve

Kronikë e zezë

Vidhte në dyqane e qendra tregtare, kapet hajduti i laptopëve

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.

Finalizimi i operacionit policor të koduar “Lenovo” çoi në pranga shtetasin E. C, banues në Tiranë.

Ai dyshohet si autor i vjedhjes së tre laptopëve në dyqane dhe kohë të ndryshme.

-Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

- Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;

- Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

  Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat