Drogën që e shiste ia jepte edhe vëllait

Kronikë e zezë

Drogën që e shiste ia jepte edhe vëllait

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:34
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim dënues për vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.K për shkak se:

Gjatë periudhës kohore nga muaji shkurt e deri me datën 10.09.2019 në Pejë, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitur substanca narkotike të llojit “Marihuane”, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës së lartcekur i ka shitur disa here dëshmitarit E.S sasi të ndryshme të narkotikut në shumë nga peseë(5) euro e po ashtu i ka dhënë për konsumim narkotik vëllait të tij, gjersa me pas pranimit të informatave Sektori i Policisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë ka ndërmarrë një operacion bastisje dhe kontrolli në shtëpinë ku ishte duke banuar i pandehuri me ç’rast me të filluar kontrollin i pandehuri nga dritarja e ballkonit të shtëpisë i ka hedhur në oborrin e shtëpisë se fqinjit të tij tre (3) qese najloni me substance narkotike në peshë të përgjithshme prej 56.4 gram.

Me këto veprime i pandehuri A.K ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 parg.2 të KPRK -së.

Të pandehurit A.K gjykata i shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Dënimin me bugim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro.

I njejti u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej 50 €, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 50 € si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Të njëjtit iu konfiskua telefoni celular si dhe substanca narkotike.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat