9 muaj burg për shitje droge në Pejë

Kronikë e zezë

9 muaj burg për shitje droge në Pejë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar me nëntë muaj heqje lirie të pandehurin A.K. për shkak se gjatë periudhës kohore shkurt e deri më 10.09.2019 në Pejë, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitur substanca narkotike të llojit marihuanë.

I pandehuri gjatë kësaj periudhe i ka shitur disa herë dëshmitarit E.S. sasi të ndryshme të narkotikut në shumë nga 5 euro e po ashtu i ka dhënë për konsumim narkotik vëllait të tij, gjersa me pas pranimit të informatave Sektori i Policisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prishtinë ka ndërmarrë  një operacion bastisje dhe kontrolli në shtëpinë ku ishte duke banuar i pandehuri me ç'rast me të filluar kontrollin i pandehuri nga dritarja e ballkonit të shtëpisë i ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqinjit të tij tre qese najloni me substance narkotike në peshë të përgjithshme 56.4 gramë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas KPRK -së.

Dënimin me burg i pandehuri do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro.

I njëjti obligohet në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguajë shumën prej 50 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të  viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

Të njëjtit iu konfiskua telefoni celular si dhe substanca narkotike. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat