Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë” është raportuar gjatë natës në Stacionin Policor në Vushtrri, ku si rezultat i një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar.

Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se rreth orës 03:30 të datës 17 janar, në rrugën “Trepça” në Vushtrri, dy të dyshuarit në bashkëveprim, në një shtëpi private kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”, me ç’rast nga shtëpia kanë vjedhur vegla të ndryshme pune dhe veshmbathje të ndryshme.

Sendet e vjedhura pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve E. Sh., 25 vjeçar dhe A. V., 23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat