42-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj – dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

42-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj – dyshohet për vetëvrasje

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:47
Ilustrim

Një 42-vjeçar me iniciale A.R., është gjetur i vdekur nga vëllai në shtëpinë e tij, në fshatin Sojevë të Ferizajt. Dyshohet se 42-vjeçari ka bërë vetëvrasje mëngjesin e ditës së sotme.

I gjithë rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se rreth orës 3 të mëngjesit është raportuar një rast i vetëvrasjes.

Ai ka thënë se familjarët e kanë gjetur trupin e viktimës, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga ekipet mjekësore.

“Rreth orës 3:00 të mëngjesit në fshatin Sojevë të Ferizajt, një person rreth moshës 42-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpi nga vëllai i tij dhe është lajmëruar rasti në Policinë e Kosovës. Ekipet mjekësore kanë konfirmuar vdekjen e tij dhe trupi i të ndjerit ka shkuar për obduksion. Rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat