Prizren, vet-plagoset me armë zjarri

Kronikë e zezë

Prizren, vet-plagoset me armë zjarri

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:37
Ilustrim

Një person është vet-plagosur me armë zjarri nga pakujdesia.

 Ngjarja ka ndodhur në Prizren, viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma  e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin 24 të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat