Një person është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarrit.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Atmaxhë të Prizrenit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.