Hajnat e ndalin në mes të rrugës, me armë ia grabitin kuletën

Kronikë e zezë

Hajnat e ndalin në mes të rrugës, me armë ia grabitin kuletën

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Disa persona të panjohur i kanë bllokuar rrugën një shoferit derisa ishin nën urë në fashtin Shkabaj të Prishtinës.

Ata nën kërcënimin e armës duke i dëmtuar veturën i kanë grabitur portofolin me dokumente personale.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.

Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat