Gjenden 9 armë pa dokumentacion në zyrën e shefit të rendit në Elbasan

Kronikë e zezë

Gjenden 9 armë pa dokumentacion në zyrën e shefit të rendit në Elbasan

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:42
Ilustrim

SHÇBA ka nisur një hetim ndaj policisë së Elbasanit në lidhje me 9 armë automatik, pa dokumentacion të cilat kanë mbetur në zyrën e shefit të rendit.

Oficeri i emëruar së fundmi në detyrë, Faik Ruko, pasi ka konstatuar praninë e armëve dhe mungesën e dokumentacionit në lidhje me origjinën e tyre ka vënë në dijeni strukturat drejtuese.

Pas verifikimit paraprak në lidhje me rastin çështja i ka kaluar SHÇBA me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Hetuesit e SHCBA kanë kontaktuar me shefat e mëparshëm të rendit, të cilët kanë pretenduar se armët i kanë gjetur të sekuestruara dhe se nuk kanë patur të dhëna për origjinën e tyre.

Sipas të dhënave të para armët e tipit automatik model 56, dyshohet se janë mbledhur pas dorëzimit vullnetar nga qytetarët në vitin 2017, por kanë mbetur pa u pajisur me dokumentacion përkatës.

Megjithatë do të jetë SHCBA përgjegjësinë e strukturave të policisë, pasi ligji kërkon ekspertimin e tyre për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale dhe më pas asgjësimin me komision të posaçëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat