Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Siç raporton Policia, në Prishtinë e Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Në Gjakovë viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar nga i dyshuari i lartcekur. Viktimës i është ofruar strehim dhe mbrojte por e njëjta ka refuzuar dhe është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj së bashku me fëmijën.

Në Kaçanik është arrestuar i dyshuari (me probleme mendore), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq në fshatin Qyshk të Pejës është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit të tij. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie kalibri i pa njohur me 19 fishekë kalibri 4.5 mm dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat