Një i arrestuar në Prishtinë për mbajtje të substancave narkotike

Kronikë e zezë

Një i arrestuar në Prishtinë për mbajtje të substancave narkotike

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur 14 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram.

Policia njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej 2150 euro dhe një telefon celular.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram. Është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat