Qëllon me pistoletë manovër kushëririn për pronën, arrestohet - Bota Sot
Qëllon me pistoletë manovër kushëririn për pronën, arrestohet

Kronikë e zezë

Qëllon me pistoletë manovër kushëririn për pronën, arrestohet

Më: 19 janar 2020 Në ora: 12:45
Arma

Një konflikt pronësie mes kushërinjve në Kashar ka përfunduar në përdorimin e pistoletës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias”, ku gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B,  shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat  i veprimeve të shpejta kanë  arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat