Serbi i dehur dëmton katër vetura - Bota Sot
Serbi i dehur dëmton katër vetura

Kronikë e zezë

Serbi i dehur dëmton katër vetura

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një serb është arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit me veturë ka dëmtuar katër vetura të serbëve të tjerë.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Po në veri, persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një serbe dhe kanë vjedhur para të gatshme në euro dhe dinar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat