Rrihen mes vete e bëhen për spital, përfundojnë në burg - Bota Sot
Rrihen mes vete e bëhen për spital, përfundojnë në burg

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete e bëhen për spital, përfundojnë në burg

Më: 20 janar 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Dy persona janë rrahur në Fushë Kosovë të dielën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 12:50 në rrugën “Rexhep Mala”, në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur mjete të forta, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime trupore.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat