Serbja dhe maqedonasi rrihen mes vete në Leposaviq - Bota Sot
Serbja dhe maqedonasi rrihen mes vete në Leposaviq

Kronikë e zezë

Serbja dhe maqedonasi rrihen mes vete në Leposaviq

Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një çift i cili po bashkëjetonte në Leposaviq është përfshirë në skena dhune.

Femra e nacionalitetit serb dhe mashkulli maqedonas me shtetësi të Maqedonisë së Veriut pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

I dyshuari mashkull është arrestuar, pasi që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat