E rëndë: Punëtori 35 vjeçar i “Sharrcem” bie nga 40 metra dhe vdes - Bota Sot
E rëndë: Punëtori 35 vjeçar i “Sharrcem” bie nga 40 metra dhe vdes

Kronikë e zezë

E rëndë: Punëtori 35 vjeçar i “Sharrcem” bie nga 40 metra dhe vdes

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:37
“Sharrcem”

Një punetor rreth 35 vjeçar ka humbur jetën mëngjes e sotëm pasi ra nga një lartësi e madhe në sillosin e fabrikës së cimentos në Han të Elezit, “Sharrcem”.

Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke thënë se vdekja e punëtorit është konstatuar nga mjekët pas nxjerrjes së trupit nga sillosi.

“Rreth orësh 10:45 Policia është informuar se një punëtor që ka qenë duke punuar në fabrikën e cimentos në Han të Elezit, në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi prej 40 metra brenda sillosit. Pas nxjerrjes së trupit nga sillosi, mjekët kanë konfirmuar se personi nuk ka shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agim Gashi.

Ndërkohë, Policia bën të ditur se viktima është shtetas i Republikës së Shqipërisë, që po punonte në këtë fabrikë në Kosovë.

Ndryshe, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat