Dy të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për posedim të paautorizuar të armëve

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:51
Foto

Policia e Kosovës sot në Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar një video-incizim i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, se dy të dyshuar më datën 18.01.2020, në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.

Me të marrë informatën, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar.

Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar J.G. (1985) m/k/sh dhe E.A. (1988) m/k/sh.

Te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit model 35. auto, kalibri 8mm, një pistoletë P.A.K. model  Blow TR17, kalibri 9 mm dhe një fishek 9mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat