Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në pjesën e Badovcit.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se rruga për momentin është e bllokuar,
“Në ora 19:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në pjesën e Badovcit. Të përfshira në aksident janë dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Rruga për momentin është e bllokuar derisa njësitet policore të kryejnë ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë ai.