Detaje të reja për çiftin e vrarë në Prizren: Para dy ditësh kishin ardhur nga Suedia në Kosovë - Bota Sot
Detaje të reja për çiftin e vrarë në Prizren: Para dy ditësh kishin ardhur nga Suedia në Kosovë

Kronikë e zezë

Detaje të reja për çiftin e vrarë në Prizren: Para dy ditësh kishin ardhur nga Suedia në Kosovë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:51
Foto

(E plotësuar) - D.H dhe S.H. nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri.

Kishin ardhur në Kosovë për pushime, por mëngjesi i së mërkurës doli të jetë tragjik për burrin  D.H dhe  gruan S.H. nga Prizreni.

Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërkaq dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila dyshohet të jetë përdorur, e cila është konfiskuar nga policia.

Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vrasje.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Dyshime të njëjta me policinë ka edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia po e trajton këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”.

Si u vranë çifti nga Prizreni me armë zjarri

Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri.

Këtë e ka thënë Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Gruaja ishte rreth 55-vjeçare ndërsa burri rreth 60 vjeç.

Ndërkaq lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar Osmanollaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat