Vrasje për hakmarrje, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Besnik Balajt - Bota Sot
Vrasje për hakmarrje, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Besnik Balajt

Kronikë e zezë

Vrasje për hakmarrje, policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Besnik Balajt

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:52
Foto

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

BESNIK ( Elez) BALAJ i lindur me 29.03.1958 në fshatin Isniq-Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “VRASJE NGA HAKMARRJA”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat