Kavajë: Vdes në shtëpi foshnja 2 muajshe, pritet autopsia - Bota Sot
Kavajë: Vdes në shtëpi foshnja 2 muajshe, pritet autopsia

Kronikë e zezë

Kavajë: Vdes në shtëpi foshnja 2 muajshe, pritet autopsia

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:59
Ilustrim

Një foshnjë një muaj e gjysmë është dërguar e pa jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Kavajës.

Burimet thanë se foshnja ka ndërruar jetë në shtëpinë e familjes në fshatin Bago në orët e para të mëngjesit dhe më pas prindërit janë paraqitur në spital për të marrë skedën e vdekjes.

Por mjeku i familjes, nuk e ka lëshuar dokumentin pa mësuar shkakun e vdekjes.

Ndaj foshnja është dërguar në Morgun e Durrësit për Autopsi për të nxjerrë shkakun zyrtar të vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat