Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se ka persona të lënduar.

“Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca. Më vonë u njoftojmë për numrin e veturave të përfshira dhe personave të lënduar”, ka thënë Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë dhe janë duke e trajtuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat