44 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

44 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën, ndërsa 44 aksidente janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, nëntë kanë qenë me lëndime trupore, ndërkaq, 34 aksidente kanë qenë me dëme materiale.

Image

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 13 mijë e 48 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat