Festoi Vitin e Ri me armë zjarri, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Festoi Vitin e Ri me armë zjarri, arrestohet pejani

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:50
Ilustrim

Një person është arrestuar të shtunën në Pejë pasi që i njëjti dyshohet se në natën e ndërrimit të mot-moteve ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Me datë 25.01.2020, pas hetimeve të zhvilluara (bazuar edhe në një video-incizim) është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti me datë e cekur në ndërrimin e mot-moteve kishte shtënë me armë zjarri”, ka bërë të ditur policia.

Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat