E rëndë: Vritet me thikë një 19-vjeçar në Prizren

Kronikë e zezë

E rëndë: Vritet me thikë një 19-vjeçar në Prizren

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren. 

Rastin e ka kofirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 15:52 Policia ka marrë informacion për një person të lënduar fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është konfirmu nga mjekët se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e ftohtë, thika. Ka qenë përleshje ndërmjet 3 personave. Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se me të dalë në vendin e ngjarjes, Policia e ka gjetur thikën e cila është përdorur në këtë krim dhe e ka konfiskuar atë për ta trajtuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat