Ky është personi i vrarë në Suharekë

Kronikë e zezë

Ky është personi i vrarë në Suharekë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në fshatin Maqiteve të komunës së Suharekës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 44 vjeçar.

Burime të medias bëjnë të ditur se personi që vdiq nga të shtënat me armë zjarri është Shaip Krasniqi.

Ndryshe nga Policia e Kosovës u tha se gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja të armës dhe katër pjesë metalike që dyshohet se  janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit.

“Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimtë, policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishekë dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krimi”, thuhet tutje nga PK.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat