Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë djegur veturën
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë, ku ankuesi ka raportuar në polici se vetura e tij është djegur nga persona të panjohur.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Po ashtu, bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime në njerëz.
Ndërkaq nuk është raportuar për persona të arrestuar lidhur me këtë rast.