Ky është personi që dyshohet se vrau bashkëvendasin e tij në Suharekë

Kronikë e zezë

Ky është personi që dyshohet se vrau bashkëvendasin e tij në Suharekë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Shaip Krasniqi 44 vjeçar mbeti mbrëmë i vrarë pranë një lokali në fshatin Maqitevë të Suharekës, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ai u vra nga një bashkëvendas i tij, i cili sipas policisë kishte qenë i dehur në momentin kur shtiu për vrasje.

Burime të medias kanë mësuar se i dyshuari për vrasje është Sylejman Ahmeti, dhe që të dy, ai dhe viktima janë nga i njëjti fshat.

Ndërsa, personi që mbeti i vrarë është Shaip Krasniqi, i cili po jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime.

Image

Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty. Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.

Më pas dorasi i ishte vënë pas dhe jashtë lokalit e kishte qëlluar me armë në kokë.

Viktima sipas burimeve, kishte punuar në shtetin zviceran në hekurudhë, ndërsa ka lënë një djalë dhe dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat